ASH-AAA kundër orës policore, të sigurohet vaksinimi në masë

Izolimi nuk mbulon mungesën e imunizimit. Ishte ky reagimi i parë i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa pas vendimit të Qeverisë për ndalesën e lëvizjes nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit. Ky koalicion vendimin e quan jashtë çdo logjike duke pasur parasysh se deri tash lokalet dhe restorantet janë mbyllur në orën 21.00.

“Kujt i vlen ky izolim tash dhe, aq më shumë, pas orës 22.00? Veç nëse është ndonjë plan për transportim të lirë të materieve të ndaluara, siç janë narkotikët që po “vidhen” shpesh nga depotë e MPB-së, sepse – në të kundërtën – edhe ashtu pas orës 21.00 shteti është gati në izolim të plotë.  Me sa duket, kjo qeveri edhe një herë po dëshmon se nuk ka një strategji të mirëfilltë në luftën kundër virusit Covid 19, andaj joseriozitetin e saj në sigurimin e vaksinës Covid 19 dëshiron ta mbulojë më tallje të re me qytetarët e vendit. Kështu, në vend të imunizimit të popullatës, qeveria vendosë ta bëjë izolimin e saj”, thuhet në reagimin e koalicionit ASH-AAA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *