Valdet Zekajt të Grupit të Kumanovës i shtohet edhe një vit burg për sulm ndaj një gardiani të burgut

Valdet Zekaj, i cili u dënua me burg të përjetshëm për rastin “Lagja e trimave” të Kumanovës, sot mori një dënim të ri. Ai u dënua me një vit burg për sulmin ndaj një rojes në burgun e Shutkës.

Sipas aktakuzës, ngjarja ndodhi më 30 nëntor 2018, ku Valdeti, së bashku me disa të paraburgosur tjerë, ktheheshin nga një shëtitje në oborr. Roja e burgut e kontrolloi, dhe i lejoi të vazhdonte. Por, Zekaj u ndal para njërës prej qelive ku ishte paraburgosur një i pandehur tjetër nga “Lagjja e trimave”. Kanë filluar të flasin. Bisedën ua ndërpret roja, sepse sipas rregullave të burgut, biseda nuk lejohet. Zekaj më pas e kap rojën për xhaketë, e shtyn dhe i jep një shuplakë. Zekaj sot e pranoi veprën, por deklaroi se ishte provokuar nga roja e burgut, i cili dyshohet se ia shqeu biblën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *