“Valdet Zeka ka qënë i provokuar” – Reagimi i ashpër nga Grupi i Kumanovës pas vendimit të gjykatës

Shek Hallaçi nga Grupi i Kumanovës ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës për ti shtuar edhe një vit burg pjestarit tjetër të këtij grupi Valdet Zekaj, pasi që në vitin 2018 ishte konfrontuar me një roje burgu.

Valdet Zekajt iu shtua edhe një vit burg, edhe pse ai po vuan burgim të përjetshëm në lidhje me ngjarjet e Lagjes së Trimavë në Kumanovë në Maj të vitit 2015, transmeton Gazeta Populli.

Ky është reagimi i tij:

“Valdet Zeka ka qenë i provokuar !

Lidhur me dënimin e shokut tonë Valdet Zeka, me një vjet burg nga gjykata sllavomaqedonase, ne e pamë që patjetër duhët të reagojmë, për hirë edhe të opinionit publik, duke e ditur që Valdeti nuk ka provokuar askënd, por ka qenë i provokuar nga roja e burgut në Shutkë, i cili në praninë e tijë, ja shqeu Biblën,dhe i shau rëndë edhe Nënë Terezën, fotografinë e të cilës e kishte të varur në murin e qelisë, në burgun e Shutkës, prandaj reagimi i Valdetit ishte i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, sepse gjdo shtet demokratik duhët patjetër,ti respektojë liritë themelore njerëzore, siq janë ato nacionale dhe përkatësin fetare, si ka mundësi që gjykata e këtij shteti fantazmë, nuk i merr parasysh të drejtat themelore universale të gjdo individi, në këtë rastë të drejtën e Valdet Zekës, por përkundrazi e shpërblen një shovinist sllavomaqedonas, ndërsa e denon Valdetin pa të drejtë, me një vjet burg shtesë.!
Edhe sa kohë do ju duhet shqiptarëve që të kuptojnë, që shërbimin që ja bëjnë këtij shteti fantazmë, i cili i nëpërkëmb ata edhe në aspektin nacional e atë fetarë, nuk i trajton si të barabartë por të rendit të tretë, njëjtë siç i trajton edhe bashkësinë e Romëve, prandaj është momenti i fundit që Shqiptarët mos ti shërbejnë këtij shteti,por të reagojnë fuqishëm kundër tij.!”/GazetaPopulli.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *