Arrestohet 34-vjeçari nga Tetova i cili kërcënoi me jetë një 57-vjeçar

Zyrtarë policorë nga Stacioni për Punë të Brendshme Tetovë kanë arrestuar një 34-vjeçar i cili kishte kërcënuar me jetë një bashkëqytetarë të tij 57 vjeçar, transmeton Gazeta Populli.

Ja kumtesa e policisë:

“Dje (9-mars) rreth orës 14:15, në rrugën ,,Mirce Acev“ në Tetovë, pjestarët e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria F.H. (34) nga Tetova, i cili më herët rreth mesditës në rrugën ,,Todor Cipovski-Merxhan“ në Tetovë, kishte kërcënuar me jetë 57-vjeçarin SH.A. nga Tetova.

I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për sqarimin dhe dokumentimin të plotë të rastit.”/GazetaPopulli.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *