
Një person nga Tetova në Stacionin Policorë në Tetovë ka paraqitur një rast ku dy persona të mitur kanë sulmuar fizikisht djalin e tij i cili poashtu është i mitur. Ai ka raportuar se djali i tij i ka njohur prej më parë sulmuesit, raporton Gazeta Populli.
Advertisement
Kumtesa e plotë e policisë:
“Dje (9-Mars) në ora 20:30, 40-vjeçari S.J. nga Tetova në SPB Tetovë, ka raportuar se rreth orës 18:45 djali i tij i mitur, deri sa kishte qenë duke dalë nga një restorant në rrugën ,,Boris Kidriç“ në Tetovë, është sulmua fizikisht nga disa të mitur, dy prej të cilëve ai i kishte njëhur më parë.
Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.”/GazetaPopulli.net
Advertisement