Bora në Kodër të Diellit e përshtatshme për skijim, por ende nuk dihet kur do të fillojë sezoni i skijimit

Bora që e zbardhoi Kodrën e Diellit këto ditë jep shpresë se sezoni i skijimit mund të fillojë së shpejti. Këto ditë, që të lëshohen në funksion teleferikët apo ski-liftat, gjë që do të shënonte fillimin zyrtar të sezonit të skijimit të këtij viti në qendrën më të madhe të sporteve dimërore dhe rekreative në vend.

Advertisement

Sezoni i skijimit kryesisht varet nga moti. Me maqineritë për shtypjen e dëborës e kemi shtypur borën dhe bora është e përshtatshme për skijim. Dy teleferikët “Ceripashina” dhe “Sveti Ilija” do të vihen në funskion, si dhe ashensorët e skive në “Aerodrom” dhe “Ge”, njoftojnë përfaqësuesit e “ELEM Tours”, kompani shtetërore kjo përgjegjëse për infrastrukturën e skijimit të Kodrës së Diellit.

Këtë vit, nuk do të lëshohen biletat sezonale për shfrytëzim të ski ashensorëve dhe teleferikëve, por do të shfrytëzohen biletat e blera sezonin e kaluar të cilat nuk u përdorën pasi i gjithë sezoni vjet kaloi pa dëborë.

Në shkurt të këtij viti, u hap edhe teleferiku më i ri në Kodrën e Diellit me gjashtë ulëse, përgjatë pistës 1,391 metra, por, me shumë gjasa nuk do të funksionojë as këtë sezon,siç kuptojmë jozyrtarisht. Është e tipit të mbyllur, gjë që është në kundërshtim me protokollet e sigurisë për kovid-19.

Sidoqoftë, fillimi i sezonit varet jo vetëm nga sasia e borës, por edhe nga shumë faktorë të tjerë, të cilët tani për tani janë një pikë e dobët e Kodrës së Diellit.

Advertisement

Leave a Reply