Debatuan rëndë/ Gruaja në Tiranë bën denoncimin e çuditshëm: Burri më vodhi çarçafët dhe tenxheret

Ndonëse jetesa në çift është një hap i bukur, për një çift grindjet në mesin e tyre janë të përditshme dhe disi shumë të çuditshme. E ngjashme është edhe historia e një gruaje 45-vjeçe e cila fajëson të shoqin për vjedhje të çarçafëve. Pas një konflikti me bashkëshortin, gruaja është larguar nga banesa dhe pak orë pasi është kthyer në shtëpi ka vërejtur se dikush kishte vjedhur çarçafët, mbulesën e krevatit dopio me dy jastëkë dhe tenxheren. 

Pas verifikimit që ka bërë, gruaja ka arritur në konkluzionin se këtë vjedhje e ka kryer burri i saj, teksa më pas ka marrë rrugën për në komisariat dhe ka denoncuar burrin e saj. Sipas denoncimit të gruas, çarçafët e krevatit të çiftit dhe të tjerat ishin vjedhur qëllimshëm nga bashkëshorti për ta kërcënuar atë dhe sipas denoncimit të saj kjo është një lloj dhune e tillë nga e cila ajo duhet të fitonte një urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje. Pasi pyeti të bijën gruaja e identifikuar me inicialet L.K shkoi në komisariatin numër tre.

L.K. pyeti të bijën: A e ke parë babin të bëjë ndonjë lëvizje gjatë paradites.

E bija: Nuk kam parë gjë mami pasi isha duke luajtur.

Pas kësaj gruaja ka zbritur poshtë dyqanit të lagjes dhe ka pyetur shitësin e minimarketit nëse kishte parë ndonjë lëvizje të çuditshme, ose ndonjë person që kishte nxjerrë sende nga banesa. Edhe ai ka tundur kokën duke mohuar.

Gruaja: Kur erdhi bashkëshorti e pyeta se ku I kishte çuar gjërat që kishte marrë, por ai më tha- jo nuk I kam marr unë, mbase I ke marrë i dhe do të ma hedhësh fajin mua. Isha në punë, deri në orën 17, kurse burri ishte pushim. Ndaj them që ai i ka marrë, e ka bërë këtë gjë për të më nervozuar. Jam e bindur.
Por ndërsa agjentët këmbëngulin të mësojnë se përse I është krijuar kjo bindje, ajo nuk e heq nga goja emrin e bashkëshortit E.L.

Gruaja: Jam e bindur pasi, ai e ka bërë edhe herë tjetër këtë gjë. Herë tjetër ka vjedhur pajisje elektro-shtëpiake dhe e bën këtë gjë që të më mërzisë që unë të largohem nga shtëpia. Dhe kjo është një formë dhune, e theksoj, kjo është dhunë.
Ndërkohë shtetasi E.L. i akuzuar nga gruaja e tij mohoi çdo gjë dhe u tregua i habitur.

Shtetasi E.L.: Nuk kam kryer asnjë veprim të kundërligjshëm. Nuk është aspak e vërtetë./gazetasi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *