Dy persona gjuajnë me armë nga vetura në Kaçanik, arrestohen nga policia

Në fshatin Dubravë të komunës së Kaçanikut policia ka marrë informatë se nga një veturë në lëvizje ka pasur të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të armës së zjarrit.

Advertisement

Njësitë policor në teren kanë arritur që ta ndalojnë veturën e dyshuar, me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte i shoqëruar me pasagjerin mashkull kosovar. Gjatë kontrollimit të veturës është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 6 fishekë.

Dy te dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt.

Advertisement

Leave a Reply