Një ngjarje ‘kapadai’ ka ndodhur në Vushtrri, të Kosovës, ku një qytetar e ka hapur derën e veturës dhe e ka hedhur në tokë pistoletën, e gjitha kjo para syve të policëve.
Një i dyshuar që sipas policisë mban armë pa leje në veturën e tij, ka tentuar t’i shpëtojë policisë, duke e hedhur pistoletën nga vetura.
Gjithçka mund të shkonte në favorin e tij, nëse zyrtarët policorë nuk do ta kishin parë me sytë e tyre këtë veprim të të dyshuarit.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 02:33 të mëngjesit në rrugën “Haxhi Zeka” në Vushtrri, derisa njësiti policor ishte duke e ndalë veturën e të dyshuarve.
Përmes raportit 24-orësh, policia njofton se në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta me dy karikatorë dhe 15 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Pas intervistimit dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.