Familja shqiptare më e pasur në botë

Familja e aktorit shqiptar Blerim Destani është ndër më të pasurat në botë ku pasurinë e tyre marramendëse mediat shpesh e krahasojnë me atë të Silvio Berluskonit.

E shpesh mediat italiane kanë karahasuar pasurinë e babait të Blerimit, Lazim Destani me Berluskonin, pasi ai administron skuadrën e futbollit “Shkëndija” të Tetovës.

Madje ata e kanë quajtur Destanin si “bosi i madh i Shkëndijës së vogël”, duke shkruar se pasuria e tij mund të krahasohet edhe me pasurinë e ish pronarit të Milanit, Silvio Berluskoni, shkruan Panorama Plus.

Mediat në Itali theksojnë se pasuria e Destanit mund të jetë deri në 6 miliardë euro.

Aktori 37-vjeçar, i rritur në Gjermani, ku po zhvillon dhe karrierën, njihet për rolet në filmat “Koha e kometës” dhe “Dosja K”.

Ai bën përshtypje për jetën superluksoze nga një shtet në tjetrin dhe pushimet e shpeshta në shtëpinë e tij në Dubai. Ai është i vetmi artist i familjes së famshme Destani, e cila përbëhet nga nëna, babai dhe dy vëllezër biznesmenë të pasur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *