Ilire Dauti replikë deputetit të BDIsë: “Çka ka nevojë për amandament nga një deputet i pozitës, kur projekti mund të ishte në propozim buxhet”

Deputetja nga rradhë e Aleancës për Shqiptarët ka replikuar ne Komisionin për Financa dhe Buxhet kundrejt deputetit të Bashkimit Demokratik për Integrim Bedri Fazliut në lidhje me amandamentin që ky i fundit paraqiti në lidhje me projektin e rrugës Strimnicë-Falisht, problem ky i kahmotshëm për banorët e asaj zone.

Advertisement

“I nderuar kolegë, më së paku me ju dua të replikoj, për shumë arsye. Mirëpo ja që jam e detyruar, po më detyroni.

Unë pikërisht në pjesën që kisha çka të ju them drejtpërdrejtë nuk ju preka sepse mbajta llogari se si do të ju drejtohem, për fuqinë politike që mund ta ketë njeriu, për fuqinë tuaj që mund ta keni mbi buxhetin.

Aj ju lutem më tregoni. Unë kështu i shoh punët. Nëqoftëse ju dhe çdokush nga deputetët që jeni të BDI-së, me gjithë që kam rrespekt për secilin, sepse secili mundohet të bëjë punën e vet ashtu siç mundet.

Tani nëse ju do të kishit fuqi politike nuk do të kishit paraqitur ju zotëri Bedri këtu amandament. Projekti i rrugës apo rruga Strimnicë-Falisht do të kishte qenë brenda propozim buxhetit që është paraqitur nga ana e Ministrisë së Financave. Çka ka nevojë një deputet i pozitës të paraqesë amandamentin kur ai me shokun e vet të partisë, me Ministrin e Financave ka pasur mundësi këtë ta rregullojë për mrekulli. Por, për ca pikë politike e bëni këtë gjë.

E tani, për mos me ra puna që pastaj do mbetet ai amandamenti i im dhe ju ta zëmë do të duhet ta votoni. Po puna është shumë e qartë ju duhet ta thoni kështu, kjo është e vërteta.

Megjithatë, bëjeni ashtu si mendoni, kryesorja atje qytetarët le ta kenë rrugën që është e nevojshme.” – tha ndër të tjera deputetja Ilire Dauti

Kujtojmë që të dy deputetët vijnë nga fshati Strimnicë i Komunës se Zhelinës

Advertisement

Leave a Reply