Kamberi: Provokimet e Vuçiqit çojnë Ballkanin Perëndimor drejt konflikteve të reja

Publikimi i fotografisë së hartës ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë po shihet si provokim i radhës nga ana e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Kështu thotë deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi derisa thekson se i gjithë qëllimi i Vuçiqit është që të tensionojë situatën dhe të nxisë reagime të pamatura nga ana e Kosovës.

Advertisement

Kamberi në intervistë për KosovaPress thotë se Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian duhet të dërgojnë sinjale të qarta që Vuçiq të ndërpresë provokimet dhe se të tilla provokime çojnë Ballkanin Perëndimor drejt konflikteve të reja.

“Mendoj se është një provokim i radhës i regjimit të Aleksandër Vuçiqit dhe personalisht të tij kësaj radhe që ka për qëllim të tensionoj situatën dhe të nxisë ndoshta reagime të pa matura nga ana e Kosovës sidomos në momentet kur po pritet të ndërtohet Qeveria e re. Aleksandër Vuçiq me politikën e tij të dyfishtë të deklarimeve se është për kompromis për dialog me shqiptarët dhe të veprave të tij provokative të nxisë reagime të pamatura për të destabilizuar situatën këto momente dhe mendoj për të fajësuar shqiptarët për dështim eventual të dialogut.

Kamberi tha edhe se Washingtoni dhe BE duhet t’i dërgojnë sinjale të qarta Vuçiqit që të ndërpresë politikën e provokimeve dhe të fillojë përgatitjet për dialog serioz.

“Mendoj se duhet që edhe Bashkimi Evropian edhe Washingtoni të dërgojnë sinjale të qarta që Vuçiq të ndërpres politikën e provokimeve dhe të fillojë përgatitjet për dialog serioz për të cilin ai flet se është i gatshëm me shqiptarët sepse politika e tillë e provokimeve çojnë larg rrugës së dialogut, normalizimit dhe çojnë Ballkanin në tërësi jo vetëm në raportin Kosovë-Serbi por çojnë në tërësi Ballkanin Perëndimor drejt konflikteve të reja”, tha Kamberi.

Deputeti shqiparë në parlamentin e Serbisë tutje tha edhe se Vuçiq e ka të qartë se rrugëtimi i Serbisë drejt Bashkimit Evropian varet nga raporti i saj me Kosovën.

“Aleksandër Vuçiq e ka shumë të qartë se raporti i fundit i progresit nga Bashkimi Evropian 2020-të flet për domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut me Kosovën dhe zgjidhjes në kuadër të një marrëveshje të normalizimit të raporteve, ndërkohë që brenda marsit do të aprovohet raporti i Parlamentit Evropian i cili në mënyrë më të ashpër dhe eksplicite i drejtohet Serbisë me nevojën dhe domosdoshmërinë por edhe më qëndrimin se rrugëtimi i saj drejt BE-së do të varet kryekëput nga raportet e saj me Kosovën”, deklaroi Kamberi.

Advertisement

Leave a Reply