Lista Serbe ankohet se FSK është futur në Zubin Potok: Ky është plani i Kurtit për tensione, të reagojë KFOR

Lista serbe po kërkon reagim të menjëhershëm të KFOR-it pasi thonë se Forca e Sigurisë së Kosovës ka shkelur Marrëveshjen e arritur me NATO-n se FSK-ja nuk guxon të futet në Veri të Kosovës pa miratimin e serbëve atje.

Kryetarët e katër komunave në Veri nuk e kanë provuar futjen e FSK-së prandaj është shkelur marrëveshja thonë ata.

“Inkursioni i paligjshëm i pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës në territorin e komunës së Zubin Potokut është shkelje e rëndë e marrëveshjes së vitit 2013, e garantuar nga NATO, e cila garanton se asnjë formacion i armatosur i Prishtinës nuk mund të futet në komunat serbe në veri pa miratimin e kryetarëve të këtyre komunave dhe komandantit të KFOR-it”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe publikuar në llogarinë e partisë në Facebook.

“Në kohën kur Prishtina po përpiqet të militarizojë veriun dhe të pushtojë komunat në veri me goditje me armë, incidente të tilla janë të papranueshme dhe kërkojnë reagimin e të gjithë atyre që janë përgjegjës për një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët, e mbi të gjitha KFOR-it. EULEX-i dhe UNMIK-u”, theksohet në deklaratë.

Lista Serbe në këtë reagim lëshohen në konspiracione, duke e konsideruar shkuarjen e FSK-së në Zubin Potok si urdhër nga kryeministri Albin Kurti, pasi “plani i tij i regjistrimit të tableave nuk kalon në mesin e serbëve”.

Prandaj, shkruajnë nga Lista Serbe, “po tenton të frikësojë qytetarët paqësorë dhe të virtytshëm serbë në komunat e veriut dhe duke ngritur tensione dhe duke devijuar opinionin”.

“Edhe një herë ju bëjmë thirrje autoriteteve që të veprojnë në mënyrë parandaluese dhe të paralajmërojnë Kurtin se nuk do të tolerohet kjo sjellje. Sjellja e papërgjegjshme në këto momente për të fituar pikë të lira politike është karakteristikë e politikanëve dhe manipuluesve të paaftë që aktualisht janë në krye të institucioneve në Prishtinë”, përfundon komunikata e Listës Serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *