Pendarovski: Të mos lejojmë që mjekë gjysmë të shkolluar dhe sharlatanë të ndikojnë në vendimin për vaksinim

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në fjalimin e tij në Parlament dërgoi një mesazh se mjekët gjysmë të shkolluar dhe sharlatanë nuk duhet të lejohen të ndikojnë në vendimin për vaksinim, që është paralajmëruar në vendin tonë nga marsi i vitit të ardhshëm.

Advertisement

“Detyra jonë më e rëndësishme pas pandemisë Kovid është të bëjmë një analizë për funksionimin e rendit juridik. Në fillim të vitit të ardhshëm, unë do të marr vendim për debat publik mbi menaxhimin e krizave dhe emergjencave. Lidhur me kufizimin e lëvizjes dhe marrëdhëniet sociologjike, ne dështuam, duke pasur parasysh që masa të tilla shtrënguese prekën qytetarët psikologjikisht. Me këtë është krijuar mosbesim në institucione, prandaj ne na presim fushata negative lidhur me vaksinimin. “Ne nuk duhet të lejojmë që mjekët gjysmë të shkolluar dhe sharlatanë të ndikojnë në vendimin për vaksinim në shekullin 21”, tha Presidenti

Advertisement

Leave a Reply