Rama fton mjekët nga Kosova t’i marrin dozat e vaksinës anti-Covid nesër

I pranishëm në aeroportin “Nënë Tereza” ku dhe priti 38 mijë e 400 doza të vaksinave nga Astrazeneca, Rama tha se në muajin prill, pritet të vijnë 60 mijë doza të tjera vaksinash, po nga Astrazeneca.

Ai gjithashtu bëri të ditur se nga nesër do të lidhen kontaktet me autoritete të Kosovës që mantelbardhët të të vijnë të vaksinohen në Kukës, raporton Top Channel.

“Nesër do të nisim vaksinimin e mësuesve dhe pedagogëve. Do ta shtrijmë me shpejtësi në të gjithë territorin e vendit. Shkollat do të kthehen në pika vaksinimi. Presim së shpejti të vijë një sasi më konsiderueshme. Nga kompania AstraZeneca do të marrim edhe 60 mijë doza të tjera në muajin prill”, deklaroi ai.

“Ndërkohë që, jemi gati nga nesër të organizohemi me Kosovën për ti dhënë mundësinë mjekëve dhe infermierëve të spitaleve Covid, që nga spitali i Prishtinës. që të vijnë dhe vaksinohen në Kukës. I presim me shumë kënaqësi që nesër dhe do të lidhemi me strukturat përkatëse. Do jetë e rëndësishme, që edhe në Kosovë të thyhet kjo pengese e tmerrshme e mungesës së dozës së parë”, u shpreh tutje i pari i ekzekutivit të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *