Të shtëna me armë zjarr në Pejë, plagoset një person

Mbrëmë rreth orës 22:20 në rrugën “Papa Klementi” në Pejë ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisëm për rajonin e Pejës.

“Mbrëmë rreth orës 22:20 në rrugën “Papa Klementi” në Pejë policia ka pranuar informatën se ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Si pasojë një persona ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal. Sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën. Por, për shkak të natyrës së rastit më pas është dërguar për trajtim edhe në QKUK. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *