Turqi – Rrëzohet një helikopter ushtarak, 9 të vdekur dhe 4 të plagosur

Si pasojë e aksidentit ajror të një helikopteri ushtarak në rrethin Bitlis të Turqisë, 9 ushtarë humbën jetën.

Advertisement

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) komunikimi me helikopterin tip “Cougar” i ngritur nga qyteti Bingol, u shkëput në orën 14.25 me orën lokale.

Bëhet e ditur se punimet e kërkim-shpëtimit, si pasojë e rrëzimit të helikopterit për shkaqe atmosferike, treguan se 9 ushtarë humbën jetën ndërsa 4 të tjerë mbetën të plagosur.

Ushtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital për kurim.

Advertisement

Leave a Reply