Zaharieva e krahason Titon me Hitlerin

Në një intervistë për gazetën gjermane Welt, Ministrja e Jashtme Bullgare Ekaterina Zaharieva pretendon se Sofja nuk e mohon gjuhën apo identitetin e maqedonasve, por anasjelltas, ata i mohojnë të drejtat e bullgarëve, shkruan Deutsche Welle.

Advertisement

Kjo tregon mungesë të pluralizmit. Ata ishin mjaft brutalë ndaj meje kur unë guxova të shprehja keqkuptimin tim sepse ata festonin dyzet vjetorin e vdekjes së një prej diktatorëve më të errët – Tito. Në më pak se dhjetë vjet, ai ka vrarë pothuajse 1.7 milion njerëz në ish-Jugosllavi. Ndërsa ata e festojnë atë atje. Kryetari i Shkupit është shok partie i Zaevit. Pas kësaj nuk isha më aq popullore atje. “Por është e njejtë sikur kryetari i bashkisë së Berlinit të vjen me ide për të festuar ditën e vdekjes së Hitlerit,” përfundoi Zaharieva në një intervistë për Welt.

Advertisement

Leave a Reply