20 vjet nga atentati ndaj deputetit të LDK-së, Fetah Rudi

Në 20 vjetorin e atentatit që i dha epitetin “Dëshmori i gjallë”, Fetah Rudi thekson:”Atentati u bë vetëm pse isha me Ibrahim Rugovën”

Advertisement

Deputeti i LDK-së, Fetah Rudi ka shkruar në 20 vjetorin e atentatit që u bë ndaj tij, duke thënë se Gjykata Speciale mbetet e vetmja shpresë.

Në një shkrim në Facebook ai thotë se që 20 vite ka kaluar në sfida shumë të rënda, mirëpo, shton se nuk është ndalur asnjëherë.

Ai thotë se për të qenë i fortë e kanë ndihmuar familja e tij dhe miqtë.

Sipas Rudit, attentat ndaj tij u bë pasi që ishte me presidentin Ibrahim Rugova, e shton se i kërkonin që të hiqte dorë.

Pas 20 vitesh, Rudi ka thënë se drejtësia e vetme që pret është ajo nga Gjykata Speciale që sipas tij mund të zbardhë atentatin që iu është bërë atij.

Njoftimi i plotë:

“15 dhjetor 2000, ora 14:35 minuta. Qe nga ai moment, tash e dy dekada une jam ne karroce. Keto 20 vite kam kaluar neper shume sfida te renda, por duke mos u ndalur kurre, dhe me nje vullnet te madh per te ecur perpara.

Qe te jem i forte dhe i pathyshem ne keto vite jo te lehta, me ndihmuan familja qe me qendroi afer gjithmone. Per te vazhduar dhe te jem i lumtur, me ben femijet e mi me sukseset dhe punen e tyre.

Poashtu, kete vullnet dhe energji per te mos u ndalur, ma japin edhe shume miq te mi, qe asnjehere nuk me harruan, por me ndihmuan dhe me mbeshteten ne menyra te ndryshme, si ketu ne Kosove, ashtu edhe mergimtaret tane.

Atentati ndaj meje u be vetem pse isha gjithmone ne krah me Dr. Rugoven, si para, gjate dhe pas luftes. Nga une kerkohej qe te hiqja dore nga LDK-ja e Dr. Rugova. Por une nuk zgjodha nje gje te tille, pasi kjo nenkuptonte qe te hiqje dore nga rruga e shtetndertimit te Kosoves, synim ky i LDK-se dhe Dr. Rugoves. Ky synim vazhdon edhe sot.

Tash e 20 vite, drejtesia ne Kosove, perfshire edhe ate nderkombetare, ka deshtuar qe urdherdhenesit e atentatit ndaj meje te dalin para drejtesise dhe te marrin denimin e merituar. Por pas dy dekadash, nje drite po shihet ne fund te tunelit. Gjykata Speciale eshte e vetmja shprese per zbardhjen e atenatit ndaj meje dhe gjitha vrasjeve politike qe kane ndodhur ne Kosove.

E ne, e kemi per obligim qe te punojme dhe ta forcojme shtetetin tone, shtet per te cilin eshte derdhur shume gjak”.

Advertisement

Leave a Reply