Shkelzen Maliqi e krahason Kurtin e Osmanin me Putinin e Erdoganin

Lëvizja Vetëvendosje që në zgjedhjet e 14 shkurtit po garon me listën e kryesuar nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, kanë nxjerrë slloganin e tyre të fushatës elektorale të emëruar ‘Krejt dhe Drejt’.

Ky sllogan e sidomos fjala ‘Krejt’ po shihet si tendencë totalitare e tyre.

Publicisti Shkëlzen Maliqi, në një reagim në rrjetin social Facebook, këtë sllogan e ka komentuar si mjet propagandues totalitar, përmes të cilit synohet heshtja e opozitës

Për më tepër ai ka thënë se fjala ‘Drejt’ e slloganit ka tipare erdoganiste, që i referohet Partisë së Drejtësisë në Turqi, e udhëhequr për një kohë të gjatë nga presidenti turk. Ndërsa fjala ‘Krejt’ e slloganit të VV’së, nënkupton putinizëm, që do të thotë totalitarizëm dhe ngulfatje e opozitës.

“Edhe kur kanë qenë pjesë, njëra nga partitë jo mazhoritare të spektrit ose të tepsisë elektorale, LVV ka pretenduar se ajo përfaqëson drejt e krejt interesat e popullit, kjo sipas ljogikës avangardiste bolsheviko leniniste. Tani që kanë avancuar më votën dhe me V. O. pretendojnë se janë bërë mazhorancë ende pa u mbajt zgjedhjet, diskursi drejt e krejt ka gjasa të bëhet mjet propagandues totalitar që synon heshtjen e çdo opozitë, po tash jo sipas modelit leninist, ai është bërë demode sepse populli I Kosovës nuk ka treguar zell revolucionar, por paraqitet si amalgam a çorbë e ngjashme me “ideologjitë” e praktikat e sundimeve të shtetit me tipare erdoganiste (Drejt si referencë për Parti e drejtësisë) dhe putiniste (Krejt si pushtim totalitar dhe ngulfatje e çdo opozitë), kuptohet tani për tani në fillesat e zhvillimit…”, ka shkruar Maliqi në reagimin e tij, shkruan Insajderi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *