Kosovë/Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka njoftuar se vetëm 8,28% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 11:00.
Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.794.862 qytetarë, të cilët do të mund të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotime në 38 komunat e Kosovës.