Zemaj për situatën pandemike: Nuk ka vend për alarm, gjithçka është nën kontroll

Ministri në detyrë, Armend Zemaj është dukë marrë pjesë në takimin me Komitetin për Vlerësimin e Situatës me Covid-19.

Zemaj gjatë këtij ka thënë se gjendja me situatën pandemike në Kosovë është nën kontroll, duke thënë se nuk ka vend për panik, shkruan Insajderi

“Nëpërmjet të dhënave të mbledhura nga IKSHPK gjendja e pandemisë është nën kontroll dhe nuk ka tendenca për asnjë alarm të çfarëdo natyre. Situata epidemiologjike tregon ulje simbolike në dy javët e fundit për 1.16 për qind, por me shenja të mundësisë së rritjes së rasteve pozitive në këtë javë”, ka deklaruar Zemaj.

Ministri në detyrë nuk ka përmendur opsionin për mbyllje të sërishme derisa ka bërë thirrje për respektimin e masave antiCovid.

Zemaj ka thënë se janë duke u angazhuar edhe në sigurimin e vaksinës për 75 për qind të popullsisë.

Theksojmë se vetëm dje në Kosovë u regjistruan 398 raste të reja dhe një viktimë, kurse ende nuk dihet se kur pritet të vijnë vaksinat antiCOVID./Insajderi.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *