Abdixhiku: LDK me 12% nuk mund ta kushtëzonte një parti që kishte 50% të votave

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se merr përgjegjësinë nëse del që kuorumi për presidentin ka qenë gabim.

Abdixhiku në “Debat Plus” ka thënë se LDK me 12% nuk ka mundur të kushtëzojë për konsensus partinë që ka fituar 50% të votave.

“Me 12% LDK nuk ka munduar të ketë rol kushtëzues përballë një force që kishte 50% të votave. Alternativa ka qenë ose shkuarja në zgjedhje ose arritja e një marrëveshje që e kemi arritur”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se për LDK-në ka qenë e rëndësishme që Vjosa Osmani nuk do të ketë rol në politikë në momentin që bëhet presidente.

“Kemi kuptuar se politika funksionon me mirëbesim. Neve dy herë na kanë rrëzuar marrëveshjet e shkruara. Një herë kur bëmë koalicion me PDK-në dhe Thaçi u bë President, dhe një herë tjetër kur Vetëvendosje shkeli marrëveshjen e nënshkruar për shkarkimin e ministrave”.

Abdixhiku thotë se Kosova nuk do të ndryshojë as për mirë e as për keq me zgjedhjen e Vjosës presidente.

“Nëse është bërë gabim që i është hapur rrugë Vjosa Osmanit për t’u bërë presidente, përgjegjësinë do ta mbajë së pari unë, tha ndër të tjera Lumir Abdixhiku./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *