Futbollisti izraelit e quan “stallë derrash” fushën në stadiumin “Fadil Vokrri”

Lojtari më i njohur i Izraelit, Eran Zahavi e ka krahasuar fushën në stadiumin “Fadil Vokrri” me stallë derrash. Izraeli pësoi humbje nga Kosova, ku Milot Rashica shënoi gol në minutën e 41′.

“Ishte më shumë stallë derrash se fushë futbolli. E kemi ditur se nuk do të jetë lehtë në secilën situatë dhe nuk morëm pikë sonte. Do të japim çdo gjë në ndeshjet me Zvicrën dhe Rumaninë. Gjasat nuk kanë ndryshuar aq shumë. Por natyrisht do të ishte më mirë sikur të fitonim”, ka thënë Zahavi pas ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *