Kurti në Londër: Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo “Kosova e Metohija”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Kosovën e njohin 3 nga 4 vendet fqinje, duke shtuar se njihet si Republika e Kosovës “e jo si Kosova e Metohija”.

Në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor që po mbahet në kuadër të Samitit në Londër, Kurti u shpreh se po t’i referohej Kosovës me “Metohija”, duhej t’i referohej edhe Serbisë më ndryshe.

“Vendi im quhet Republika e Kosovë, jo si i është referuar këtu ‘Kosova e Metohija’. Po të shkoja në këtë rrugë do të merrja shumë kohë, pasi pos Serbia, do të duhej të thosha Serbia e Vojvodina, Sanxhaku, Toplica Rashka dhe Lugina e Preshevës. Më mirë të përqendrohemi në ekonomi”, ka thënë Kurti.

Në panel me Kurtin është edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, që disa herë u lavdërua për zhvillimin ekonomik.

Ndërkaq, Kurti ka shtuar se e përkrah Ukrainën dhe pret që “sa më parë ajo ta fitojë luftën”.

“Nuk kemi lidhje me Federatën Ruse. I kemi vu sanksione e duam që Ukraina të fitojë këtë luftë. Ukraina të dalë fituese dhe na duhet bota e Evropa demokratike që të shohim të mposhtur Kremlinin”, theksoi Kurti. VIDEO

https://www.facebook.com/share/v/o8A2ngMK1uWpPNBt/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *