Sela për Kurtin: I kam dalë borxh!/ Kam dhënë kontribut modest që ai të jetë sot kryeministër

Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoni të Veriut, Ziadin Sela ka thënë se i ka dalë borxh kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, kur ky i fundit kishte zgjedhjet nacionale.

Ai në emisionin Politiko në Kanal10 tha se ishte pjesëmarrës në fushatën e tij për t`i dhënë mbështetje.

“Unë nuk dua të përgigjem për veprimet politike të kryeministrit të Kosovës. Me ose pa të drejtë i kam dalë borxh në dy momente Kurtit, kur ka pasë zgjedhje nacionale, kam qenë direkt pjesëmarrës në fushatën e tij. Unë kam bërë pjesën time ku kam vlerësuar se nevojitet një ndryshim në skenën politike në Kosovë.”/Gazeta10/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *