Epopeja e UÇK-së/ Kryeministri Talat Xhaferi viziton familjen Jashari

Në përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka vizituar familjen e komandatit legjendar, Adem Jashari, me ç’rast ka bërë dhe homazhe tek komplekti memorial i varrezave në Prekaz.

Pas ceremonisë së homazheve është bërë dhe zbulimi i bustit të heroit e heroinës, Hamit e Sala Jasharit, familje emblematike dhe qëndrestare, të cilët dhanë kontribut të madh për çlirim dhe u flijuan për lirinë e Kosovës.

Momentet përmbledhëse të vizitës së kryeministrit Xhaferi në Prekaz, mund t’i ndiqni në videon e publikuar në faqen e tij në Facebook. /indeks.mk VIDEO

https://fb.watch/qFbxw1HYeL/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *