Në Maqedoninë e Veriut vazhdon moti i vranët me reshje shiu

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme shiu. Në disa vende do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, në disa vende në formë të motit të keq, njoftojnë nga DPHM.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 11 deri në 17 gradë Celsius.

Nga DPHM njoftuan se moti në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe në orët e mbrëmjes me reshje shiu. Në disa pjesë të luginës reshjet përkohësisht do të jenë të rrëmbyeshme. Temperatura minimale do të bie deri në 7, ndërsa maksimalja do të arrijë 15 gradë.

Në ditët në vijim do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, të mërkurën me shi të përkohshëm lokal. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *