Temperatura maksimale 19 gradë Celsius, ky është parashikimi i motit për Maqedoninë e Veriut

Në Berovë, Llazaropole dhe Kodër të Diellit sot në mëngjes ishte më së ftohti nga i gjithë territori i Maqedonisë së Veriut, ku u matën temperatura prej -3 gradë Celisus, ndërsa më ngrohtë në Gjevgjeli, pesë gradë.

Siç kumtoi DPHM, deri në orën 07:30, -2 gradë janë matur në Hanet e Mavrovës, 0 në Kirva Pallankë, 1 në Shkup-Petrovec, Tetovë, Shtip, Demir Kapi, Strumicë, Krushevë, dy në Pretor, Vinicë dhe Kumanovë, tre në Shkup-“Zajçev Rid”, Ohër, Manastir, Prilep, Veles dhe Kavadar.

Drejtoria për punë hidrometeorologjike informon në 24 orët e fundit më së shumti reshje të shiut, 1 litër në metër katror ka pasur në Manastir.

Moti gjatë natës dhe sot në mëngjes ishte i ndryshueshëm me erë të dobët nga drejtimi i ndryshueshëm.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 12 deri 19 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm, me periudha me diell dhe kryesisht i qetë. Temperatura maksimale do të arrijë 17 gradë Celsius. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *