20-vjeçarja ka goditur me veturë të miturën në Tetovë

Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshmë-Tetovë njoftoi se gjatë ditës së djeshme është goditur me veturë e mitura nga Tetova ku ka marrë lëndime të rënda trupore.

Vetura e tipit “Volkswagen Golf” drejtohej nga një 20 vjeçare.

“Dje (25-mars) në ora 14:00 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën ,,173” në Tetovë është raportuar se vetura “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës e drejtuar nga 20-vjeçarja F.I. nga Novaka e Tetovës, ka aksidentuar një vajzë të mitur nga Piroku i Tetovës. Në këtë aksident vajza ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip nga SPB-Tetovë ka kryer këqyrje të vendit të aksidentit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *