Nga e premtja, temperatura mbi 20 gradë Celsius në Maqedoninë e Veriut

Në Berovë mëngjesin e sotëm janë matur -6 gradë, në Kriva Pallankë -3, ndërsa në Shkup -1 gradë Celsius, njofton DPHM.

Në 24 orët e kaluar ka rënë shi në Llazaropole, Ohër, Manastir, Kodrën e Diellit, Krushevë, Prilep.

Moti sot do të jetë me vranësira mesatare deri në vranësira të konsiderueshme. Pasdite dhe gjatë natës me reshje shiu, më të dendura në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë herë pas here e fortë nga drejtimi juglindor, njofton Drejtoria për Punë  Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -3 deri në 3 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 10 deri në 17 gradë.

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe gjatë natës me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi  juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 15 gradë.

Nga DPHM thonë se deri të enjten do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe me erë mesatare deri të fortë nga drejtimi jugor. Paraditen e së enjtes moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu dhe bubullima. Temperaturat do të jenë në rritje sidomos ditën e premte dhe gjatë fundjavës ku në shumë vende do të jetë mbi 20 gradë Celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *