Gjermania i dhuron Kosovës automjetet ushtarake “Rheinmetall”, në vlerë të 2,7 milionë eurove

Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar donacion nga Gjermania të automjeteve ushtarake “Rheinmetall”, në vlerë prej 2,7 milionë euro. Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të çelësave të këtyre automjeteve kanë marrë pjesë ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Ministri Maqedonci tha se vlera e këtyre kamionëve është 2,7 milionë euro.

“2,7 milionë euro të pranuara janë në vazhdën e donacioneve qe pranuam vitin e kaluar. Mbështetja me automjete ushtarake është njëra nga fushat që Gjermania kontribuon në fushën e mbrojtjen së Kosovës”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *