Sot pasdite fillojnë reshjet e shiut në Maqedoninë e Veriut, vijon periudhë e motit jostabil

Moti sot paradite do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha të diellit, ndërsa pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut, të shoqëruara me paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende përkohësisht e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 4 deri 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 21 deri 28 gradë Celsius.

Në Shkup paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Pasdite vranësirat do të rriten, ndërsa nga fundi i ditës do të ketë kushte për të reshura të dobëta të shiut. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet deri 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 25 gradë Celsius.

Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Gidrometeorologjike (DPHM), prej nesër deri në fillim të javës së ardhshme rajoni i vendit tonë do të jetë nën ndikim të serisë së valëve të lagështa, të cilat do të shkaktojnë që moti të jetë i ndryshueshëm me të reshura të përkohshme të shiut.

Nesër dhe të enjten do të ketë paraqitje lokale të jostabilitetit me të reshura të shiut, bubullima dhe erë të fuqishme me mbi 70 kilometra në orë, lokalisht në formë të motit të ligë.

Prej të premtes, e posaçërisht gjatë fundjavës, për shkak të uljes së masës së ftohtë ajrore, të reshurat në male dhe vendet më të larta do të jenë të borës dhe do të formohet shtresë e re e borës. Të reshurat përkohësisht do të jenë të mëdha, në disa vende mbi 40 litra në një metër katror për periudhë të shkurtë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *