Gjithçka në rregull në vendvotimet 1977 dhe 1979 në Tetovë, kryetarët e vendvotimeve flasin për procesin zgjedhor

Vendvotimet 1977 dhe 1979 në Tetovë janë hapur me kohë dhe nuk raportohet pa asnjë parregullsi, përcjell TV21. Kryetarët e këtyre dy vendvotimeve për TV21 thanë se ende është numri i ulët i daljes në zgjedhje, marrë parasysh se ende është herët.

“Vendvotimi është hapur në kohë, në ora 07:00, edhe pse te ky vendvotim ka 692 votues, tash është herët ende, është numri shumë i vogël i daljes, presim se do të ketë më shumë”, tha Abibe Dehari, kryetare në vendvotimin 1979 në Tetovë.

“Gjithsej ky vendvotim në Listën Zgjedhore ka 821 votues. Hapja e votimit është bërë sipas procedurës dhe në kohë, aparati ishte në rregull, nuk ka pasur probleme. Deri tash kanë dalur afër 10 votues”, theksoi Zylqyfli Salihi, kryetar i vendvotimit 1977 në Tetovë. VIDEO

https://www.facebook.com/share/v/X1J5BHwd1ysYVkLK/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *