KQZ-ja certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës mori vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se ky vendim vjen pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar dhe vendosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *