Pas certifikimit të rezultateve, LVV merr 50.28%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Numri i votuesve 814,129 votues, numri i votuesve me kusht është 89,257 votues, ndërsa pjesëmarrja 48,78%.

Nga certifikimi i këtyre rezultateve, Vetëvendosje ka 50,28 përqind apo 438 mijë e 335 vota, PDK 148,285 vota apo 17%, LDK ka 110,985 apo 12,73%, AAK 62,111 ose 7.124%

Daka bëri të ditura edhe statistikat për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime.

Ajo po ashtu konfirmoi se në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë votuar gjithsej 877 mijë e 503 qytetarë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *