Pas Zvicrës, edhe Sri-Lanka do ta ndalojë burkën – paralajmëron të mbyllë 1 mijë medrese

Një ministër i Sri-Lankës tha të shtunën se vendi i tij do ta ndalojë veshjen e burkave dhe do të mbyllë më shumë se një mijë shkolla islame.

Ministri për Siguri Publike, Sarath Weerasekera, në një konferencë për gazetarë tha se ka nënshkruar një dokument të premten për miratimin nga ana e kabinetit qeveritar për ndalimin e mbulimit të plotë të fytyrës që praktikohet nga disa gra myslimane me arsyetimin se ky vendim e mbron sigurinë kombëtare.

Ministri i Sigurisë Publike në Sri-Lankë, Sarath Weerasekera, duket se është merakli i përdorimit të telefonit.

“Në ditët tona të hershme, gratë dhe vajzat myslimane kurrë nuk kanë veshur burka. Ajo është shenjë e ekstremizmit fetar që ka ndodhur së voni. Ne përfundimisht do ta ndalojmë atë”, deklaroi ky ministër.

Përpos ndalimit të burkës, Weerasekera tha se qeveria po e planifikon mbylljen e më shumë se 1.000 medreseve, për të cilat tha se janë duke i shkelur politikat kombëtare të edukimit.

“Askush nuk mund të hapë një shkollë dhe t’u mësojë fëmijëve gjithçka që dëshiron”, tha ai.

Përdorimi i burkës në shtetin me shumicë budiste ishte ndaluar përkohësisht në vitin 2019 pas sulmeve me bomba në kisha dhe hotele nga militantët islamikë, me ç’rast kishin mbetur të vrarë mbi 250 persona, shkruan Reuters.

Më vonë gjatë atij viti, Gotabaya Rajapaksa, i njohur për shtypjen e një kryengritjeje të gjatë në veri kur ishte ministër i Mbrojtjes, u zgjodh president i vendit. Ai premtoi se do ta shtypte ekstremizmin.

Rajapaksa është akuzuar për shkeIje të shumta të të drejtave gjatë Iuftës, ndonëse i ka mohuar akuzat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *