Faton Kurti flet për pasurinë e Hazirit: Si mund të grumbullohet e tërë kjo?!

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, përmes një shkrimi në facebok ka shkruar në lidhje me milionat që Haziri ka grumbulluar.

Kurti ka shkruar që se si ka mundur që Haziri të grumbulloj tërë pasurinë e tij më një rrogë mujore 900 euro.

Ai thotë që Haziri ka deklaruar 1 milion e 851 mijë euro pasuri mirëpo që qeveria Kurti 2 të bëj hetim për burimin e kësaj pasurie.

Pasuri si kjo jo vetëm duhen hetuar për ligjshmërinë e tyre por edhe nëse janë të ligjshme duhen taksuar, shton më tej Kurti.

Postimi i plotë

Milionerët e LDK!

Lutfi Haziri – 1,851,000 Euro

Si mund të grumbullohet e tërë kjo pasi me 900 Euro rrogë mujore?!

Lutfi Haziri i Gjilanit ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, në seksionin e Pasurisë së Paluajtshme, plot 1 milion e 851 mijë euro pasuri.

Qeveria Kurti 2 duhet patjeter të hetojë burimin e tërë kësaj pasurie!

Pasuri si kjo jo vetëm duhen hetuar për ligjshmërinë e tyre por edhe nëse janë të ligjshme duhen taksuar sipas normave ligjore ku ai që ka me shumë duhet të taksohet më tepër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *