Dora e Serbisë në zgjedhjet e 14 shkurtit: Manipulime e lojëra në emër të komuniteteve

Lista Serbe e Goran Rakiq-it që kontrollohet drejtpërdrejt nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq kishte vënë qëllim që të mbledh vota për tri subjekte politike të komuniteteve tjera jo pakicë, një boshnjake, një rome dhe një gorane në mënyrë që të llogarisin në tre deputetët e tyre në Kuvend veçmas 10 deputetëve të saj që i ka të garantuar.

Kryetarja e Unionit Socialdemokrate, Duda Balje ka akuzuar Adriana Hoxhiqin nga Partia Komuniteti i Bashkuar se kanë fituar vota duke bashkëpunuar me Listën Serbe. Balje tha se iniciativa e Hoxhiqt është krijuar nga një plan i Listës Serbe.

Pas ankesës të dorëzuar,  PZAP kishte marrë vendim që të anulojë në tërësi votat e partive boshnjake si: Ujedinjina Zajednica – Adriana Hoxhiq, Koalicioni – VAKAT, Social Demokratska – Unija SDU, Nova Demokratska Stranka, Nasha Iniciativa në komunat si Zubin Potok, Shtërpcë, Ranillug, Graçanicë, Partesh, Kllokot e Novobërdë, e pjesërisht i janë anuluar votat partisë së Hoxhiqit dhe VAKATIT në komunën e Zveçanit, Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut.

Veton Berisha, pjestarë  i komunitetit pakicë egjiptian tregon për InDoks e si u bë që disa iniciativa, që dyshohet se u mbështetën nga Lista Serbe morën vota madje ku nuk kishte as pjesëtarë të komuniteteve tjera, përveç serbë.

“Unë besoj fuqishëm, jam lojal i Kosovës në institucionet e Kosovës sepse nëse unë e humbi besimin,  ata do të vendosin drejtë, ne si komunitet egjiptian është iniciativa rome që është e atakuar ngritja e komunitetit rom padrejtësisht nga komuniteti serb indirekt e ka dëmtu edhe komunitetin rom, sepse deputetin  e 4 ja ka marrë”, ka thënë Berisha.

Sapo kishte nisur fushata në Kosovë për zgjedhjet e 14 shkurtit Goran Rakiq vetë e kishte pohuar se kjo parti, e që kontrollohet nga Beogradi zyrtar, në këto zgjedhje nuk do të merrej veç me komunitetin serb.

“Lista Serbe nuk do të luftojë vetëm për interesat e popullit serb, por Lista Serbe do të luftojë edhe për interesat e goranëve, boshnjakëve, romëve dhe të gjithë njerëzve tjerë që kanë qëllim të mirë”, kishte thënë ai në janarin e vitit 2021.

Nga rezultatet e para doli që pos 10 vedeve të rezervuara për komunitetin serb në vend, e që i fitoi bindshëm kjo parti, dyshohet se me ndihmën e saj u bënë edhe katër deputetë tjerë pakicash. Për së paku prej tre prej tyre tashmë ka akuza publike që morën karrigen e deputetit me votat e serbëve e duke mos qenë serbë: Adrijana Hoxhiq nga Partia Komuniteti i Bashkuar, Gazmend Salijeviq nga Graçanica me subjektin Iniciativa Rome dhe Adem Hoxha me Partia Unike e Goranëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *