
Ka përfunduar votimi për raundin e parë në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Advertisement
Gjithsej kanë votuar 329 delegatë, shkruan Insajderi.
Pas pak pritet të fillojë numërimi i votave.
Theksojmë se 335 delegatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë të drejtë vote. Vetëm nga Prishtina janë 44 delegatë.
Kandidatë për kryetar të LDK-së janë Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Besian Mustafa.
Mbetet të shihet nëse kryetari i LDK do të zgjedhet qysh në raundin e parë./Insajderi.org
Advertisement