Tërmkolli pasi Abdixhiku u zgjodh kryetar i LDK-së: “Le ta dijë bota mbarë, se prej sot s’jam shqiptar”

Melihate Tërmkolli ka folur për media pas zgjedhjes së Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së.

“Unë e kam veç një deklaratë: Kur i pa shqiptarët se në çfarë mjerimi ishin [Gjergj Fishta] e tha një fjalë të cilën e kanë keqpërdorë. Ai e tha kështu: tha le ta dijë bota mbarë, se prej sot s’jam shqiptar. E në fakt ishte shqiptari më i madh”, ka thënë ajo

Tërmkolli kishte paralajmëruar kandidaturën e saj për kryetare të LDK-së, por në fund nuk i hyri garës, duke akuzuar ish-kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, se po dëshiron ta zgjedh një kryetar të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *