Abdixhiku: Ftoj për të premten në takim Kurtin dhe Osmanin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për herë të parë para mediave pas zgjedhjes së tij në këtë pozitë.

“Ishte një proces i rregullt demokratik. Me kulturë të lartë. Kemi vendosur standard të lartë. Është njëkohësisht edhe nder e edhe përgjegjësi – për shkak të pozicionit politik që e kemi.” – ishin fjalët e para të z.Abdixhiku para mediave.

“Qasja jonë do të jetë konstruktive. Pjesë e platformës time do të jetë që do të jemi konstruktivë me të gjitha partitë shqiptare. Jemi pjesë e institucioneve të Kosovës dhe kemi përgjegjësi e obligim të sillemi me përgjegjësi të lartë – të mos shkaktojmë probleme.” – ka thënë ai.

“E falënderoj konstruktivitetin e znj.Osmani dhe z.Kurti në lidhje me ftesën. Por e kam të pamundur të marrë pjesë në takimin e nesërm – por e propozoj të premten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *