Osmani e Kurti takohen sot me përfaqësuesit e PDK-së dhe AAK-së

Ushtruesja e detyrës së presidentit në Kosovë, Vjosa Osmani dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do mbajnë sot takimet me partitë politike me qëllim të konsultimit për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës të dala pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ditë më parë partive politike iu ka shkuar ftesa për takim nga Osmani e Kurti, e të cilës ftesë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e udhëhequr nga Enver Hoxhaj dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i janë përgjigjur pozitivisht. Po ashtu ftesa iu është bërë edhe partive të komuniteteve.

Takimi i Osmanit e Kurtit me Hoxhaj do të mbahet në ora 11:00, ndërsa me Haradinajn do të mbahet në pra 13:30.

Ndërsa takimi nuk do të mbahet edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Pasi që të dielën, LDK zgjodhi kryetarin e ri të saj, Lumir Abdixhikun e i cili ditë më parë nuk është shprehur i gatshëm që në ditën e parë të punës së tij prej kryetari të shkoj në takimin Osmani-Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *