Kossnett i prerë me Hoxhajn e Haradinajn: Duhet opozitë konstruktive dhe bashkëpunim me Qeverinë

Ambasadori amerikan, Philipp Kossnett ka shkruar rreth takimeve të tij me Ramush Haradinajn dhe Enver Hoxhajn. Kossnett thotë se të dyve u kërkoi të bëjnë opozitë konstruktive dhe të punojnë me qeverinë për nevojat e qytetarëve, përcjellë Gazeta Blic.“Kam takuar ndaras liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe liderin e PDK-së, Enver Hoxhajn. I inkurajova ata të veprojnë në mënyrë konstruktive në opozitë, duke punuar së bashku me qeverinë në qëllimet e përbashkëta dhe duke i vendosur nevojat e qytetarëve mbi ato partiake”, ka shkruar Kosnett.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *