Komuna e Zhelinës po i detyron qytetarët të paguajnë fatura inekzistente, reagon ASH-AAA

Aleanca  për shqiptarët dhe Alternativa – dega e Zhelinës, gjatë ditës së sotme ka akuzuar komunën e Zhelinës se  u  kanë dërguar qytetarëve vërejte për borxhe që i kanë mbetur komunës. Sipas tyre komuna e Zhelinës u ka dërguar  vërejtje për qytetarëve për pagesa të ujit dhe kanalizimit banorëve  dhe fshatrave që nuk kanë kanalizim dhe  rrjet të ujësjellësit. E në disa raste janë dërgyuar nga dy herë, në një familje edhe për babën edhe për djalin. Sipas tyre  fshati Uzurmishtë nuk ka as sistem të ujësjellësit, por një pjesë as edhe kanalizim, ndërsa duhet të paguajnë nga 11 800 denarë për shërbime që asnjëherë nuk i kanë marrë.

“Gjendemi këtu për të reaguar kundër vërejtjeve që janë shpërndarë nga ana e Komunës së Zhelinës  gjoja se kanë borxhe banorët e kësaj komune. Një objekt banimi i kanë ngarkuar dy herë edhe babin edhe djalin e kanë ngarkuar me borxhe edhe familjarë që nuk kanë asgjë në pronësi, për çfarë arsye e kanë bërë këtë nga paaftësia e tyre apo nga vigjilenca e dobët e tyre, apo për të manipuluar qytetarët  duke u falur borxhin inekzistent para zgjedhjeve”, tha Liridona Alili nga Aleanca për Shqiptarët.

Nga komuna e Zhelinës thonë se qytetaret nuk do dërgohen në përmbarues, por këto letra u janë dërguar vetëm për t’i informuar se ata kanë borxhe ndaj komunës me vite të tëra. Sipas drejtorit të ndërmarrjes publike  kjo vërejtje nuk është për ujë të pijshëm, por ai është një gabim teknik.

 “Këtu është një gabim teknik që përmendet për fshatin Pallatic, Trebosh dhe një pjesë të Zhelinës dhe një pjesë të Stemnicës që nuk kanë ujësjellës, domethënë kjo është një lëshim teknik që përmendet për ujin e konsumuar mirë. Por tek ata është lëshuar për kanalizimin që e shfrytëzojnë  për ujërat e zeza që derdhen në Vardar  dhe pastërtinë publike  dhe është një shumë që është mbledhë për disa vite . Nuk është për një vit, një muaj, por është një borxh i bartur disa vjeçar”, theksoi Suad Alili – Drejtor i NPK “Mirëmbajtja” – Zhelinë.

Një pjesë  e fshatrave të Zhelinës  me ujë të pijshëm furnizohen nga bunarët që i kanë hapur vetë, ndërsa  ujërat e zeza në këtë fshat  që lidhen në kanalizim  derdhen në lumin Vardar. Nga ASh-AAA akuzuan komunën se  për të gjithë banorët shuma është e njëjtë, ndërsa detyron ata që në kohë pandemie të paguajnë borxhe që nuk ekzistojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *