Pas Izraelit, një shtet në Europë planifikon të vaksinojë fëmijët për Covid-19

Fëmijët mund të marrin vaksinën kundër koronavirusit duke filluar nga muaji gusht në Britani të Madhe.

Plani i siguruar nga “The Telegraph” parashikon që 11 milionë persona nën 18 vjeç do të jenë të vaksinuar deri në vjeshtë.

Propozimi do të jetë i diskutueshëm, sepse virusi paraqet vetëm një rrezik të vogël për fëmijët dhe ka të dhëna vazhdimisht në zhvillim për sigurinë e vaksinave.

Izraeli është vendi i parë në botë që ka shpërndarë vaksina për fëmijë, me 16 dhe 17-vjeçarë që janë vaksinuar, pasi Ministria e Shëndetësisë vendosi se ishte e sigurt. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *