Edi Rama ia dërgon Kurtit një shishe verë për ditëlindje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ambasadori Minxhozi e uroi Kurtin për marrjen e detyrës dhe shprehu gatishmërinë e përkushtimin e tij për të bashkëpunuar me Qeverinë e re për t’i forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

“Ai i dorëzoi Kryeministrit Kurti letrën e urimit të Kryeministrit Rama si dhe një shishe verë dhuratë për ditëlindje.Kryeministri Kurti e falënderoi atë për vizitën dhe konfirmoi se do të punojnë së bashku që t’i heqin pengesat që ekzistojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë për të përmirësuar zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje u shtua se avancimi i raportit Kosovë – Shqipëri me përfitime bilaterale mund të bëhet model bashkëpunimi për rajonin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *