Presidenti francez Macron nderon Kadarenë me titullin e lartë shtetëror “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”

2020 ka nisur mbarë për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili është nderuar nga Presidenti francez Emmanuel Macron me titullin e lartë shtetëror “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.

Advertisement

Përmes një dekreti të posaçëm që mban datën 31 Dhjetor, Kadare e ka marrë këtë titull që e gëzojnë 250 personalitete në Francë.

Krahas Kadaresë, me këtë titull Presidenti Macron ka nderuar edhe shkrimtaren me origjinë bullgare Julia Kristeva, si dhe sociologen Claudine Herzlich dhe egjiptologun Christiane Ziegler.

Legjioni i Nderit është dekorata më e lartë që jepet në Francë. Ky titull akordohet për trimëri në veprimet ushtarake ose për shërbim ushtarak 20-vjeçar të dalluar, por edhe në rastet e civilëve, kur puna e tyre ndikon në rritjen e reputacionit të Francës përmes studimeve, artit, shkencës, politikës etj.

Advertisement

Leave a Reply