Një grua në Prizren ka raportuar se është tentuar të dhunohet nga një person. Ngjarja ka ndodhur më 15 mars rreth orës 13:00.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Prizren 15.03.2021 – 13:30. Ankuesja femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar, kishte tentuar ta dhunojë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.