Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë kanë zbritur në fushën e “Air Albania” me bluza ku kanë të stampuar foton e Arjan Salës, 32-vjeçarit që humbi jetën në tentativë për të shpëtuar kolegët e tij.
“Hero i heshtur mes nesh” ishin mbishkrimi bashkëngjitur fotos së 32-vjeçarit të ndarë nga jeta.
“Heroi i heshtur mes nesh!
Prehu në paqe Arjan Sala! ♥️” shkruan në postimin e Federatës Shqiptare të Futbollit në faqen e tyre zyrtare në Facebook.
Sala dha jetën për të shpëtuar kolegët e tij nga zjarri në magazinën e një qendre tregtare./GazetaPopulli.net